Bota

Kriza e urisë prek 45 milionë njerëz, OKB: Konfliktet dhe Covid-19 rënduan situatën

Numri i njerëzve që ndodhen në prag të urisë në 43 vende, është rritur në 45 milionë, nga 42 që ishin vitin e kaluar. Njoftimi i zymtë vjen nga Programi Botëror i Ushqimit që paralajmëron se kriza e urisë po rëndohet në të gjithë botën. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, rritja i faturohet kryesisht krizës në Afganistan ku 3 milionë njerëz të tjerë përballen më zinë e bukës.

“Dhjetëra miliona njerëz janë në buzë të humnerës. Kemi konflikte, ndryshime klimatike dhe Covid-19 që po e shtojnë numrin e të uriturve. Të dhënat e fundit tregojnë se tani ka më shumëse 45 milionë njerëz në prag të urisë”, tha David Beasley, drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Programi tha se kostoja e parandalimit të urisë në nivel botëror tani është 7 miliardë dollarë, nga 6.6miliardë dollarë sa ishte në fillim të vitit, por paralajmëroi se burimet tradicionale të financimit janë të mbingarkuara.

Familjet që përballen me pasiguri ushqimore po “detyrohen të bëjnë zgjedhje shkatërruese”, duke i martuar herët fëmijët, duke i hequr nga shkolla ose duke i ushqyer me karkaleca, gjethe ose kaktus. Programi tha se ndërkohë, “raportet e mediave nga Afganistani tregojnë se familjet janë të detyruara të shesin fëmijët e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar”.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Thatësirat e shumta në Afganistan po kombinohen me një rrënim ekonomik, ndërsa rreth 12,4 milionë njerëz në Siri nuk e dinë se nga do të vijë vakti i tyre i ardhshëm, situata më e keqe gjatë konfliktit dhjetëvjeçar./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *