Lajme

Kriza dhe rritja e çmimeve, Edi Rama blen për makinat qeveritare 8 mln USD karburant

Çmimi i karburanteve ka pësuar një rritje të ndjeshme, teksa 1 litër naftë apo benzinë po shkon 200 lekë. Nëse deri para pak javësh çmimi ka qenë 150 apo 160 lekë, këto javë litri është rritur dhe ekspertët paralajmërojnë se kjo kurbë do të vazhdojë.

Por, përse po rritet? Dhe, a ka një plan qeveria për të mbrojtur konsumatorët, qofshin familjarë apo bizneset e vogla që mbajnë frymën me thërrime?

Natyrisht, janë përmendur dhjetëra skema sesi mund të ulet çmimi i karburantit, që nisin me heqjen e taksave, heqjen e disa koncesioneve nga karburanti, TVSH-në, dividentin e mjaft pika të tjera teknike.

Në këtë krizë që ka filluar më të goditurit janë konsumatorët dhe biznesi i vogël, ose më saktë hallka e fundit e zinxhirit, që është pjesa më pak e mbrojtur.

E ndërsa flitet për plane dhe Kryeministri përbetohet se do të bëjë ç´është e mundur për të mbrojtur konsumatorët familjarë, shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël, nga rritja zinxhir e çmimeve, pyetja që lind është nëse nga ana e Qeverisë do të ketë një kursim apo jo?

Të gjithë ministrat, përfshi edhe Kryeministrin kanë në përdorim makina luksoze, nga ato me motorë të mëdhenj, që harxhojnë edhe më shumë karburant.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Dhe pyetja që lind në një situatë kur vetë Kryeministri foli për krizën është: a do vijojnë ti përdorin mjetet luksoze të qarkullimit?


Faksimile: Agjencia e Blerjeve të Përqendruara do të zhvillojë në muajin dhjetor 2021 super tenderin e blerjes së karburantit

Në fakt, eksponentë të qeverisë kanë dalë ditët e fundit dhe kanë bërë rolin e papagallit. Kësaj herë duke mbrojtur oligarkët e naftës. Ose më saktë, “padronët” e tyre, që i komandojnë. Rritja e çmimit favorizon direkt këta oligarkë, të cilët e kanë të garantuar fitimin.

Por, edhe shtetarët, që do të vijojnë të lëvizin lirisht. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara po bën gati të zhvillojë një super tender. Dhe duket ironike, kur çdo ditë dëgjon Qeverinë në grup të flasë për krizë, dhe në anën tjetër akordohen miliona euro për blerje karburanti.

Agjencia, e cila është në varësi direkte të Kryeministrit ka akorduar plot 748.227.139 lekë pa TVSH, ose me TVSH mbi 8 milionë USD, për të blerë karburant.

Do të zhvillojë 5 tendera të ndryshëm në dhjetor 2021 për të blerë gaz butan, benzinë, benzinë pa plumb dhe naftë. Procedura e këtij tenderi është “e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar”. Pra, një super tender!

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Por, me këto rritje të çmimeve të ushqimeve, karburantit dhe energjisë, a ia vlen ky tender?

Agjencia duhet të bëjë transparencë për karburantin. Natyrisht duhet të ketë disa prioritete siç është furnizimi me karburant i spitaleve, kaldajeve të spitaleve e shkollave (ato që janë me karburant), i urgjencës mjekësore, zjarrfikësve apo Policisë së Shtetit. Por, jo i makinave qeveritare dhe eskortave të tyre.

Me këto rritje çmimesh, a mos ishte e rrugës që ministrat, drejtorët, përgjegjësit, shefat e sektorëve apo qindra mijëra shtetarë të tjerë, të shkojnë në punë me makina private, apo edhe me biçikletë?

Ka plot shembuj në Botë kur ministra e Kryeministra përdorin shërbimin publik të transportit, gjë që edhe në Shqipëri mund të ndodhë, të paktën për ato që Edi Rama i caktoi si muajt e krizës. Ky veprim është më i lehtë sesa ajo që Kryeministri rri natën pa gjumë dhe mendon për popullin./boldnews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *