Bota

Krishtlindjet në Norvegji shkaktojnë shpërthimin më të madh të Omicron jashtë Afrikës së Jugut

Autoritetet shëndetësore lajmëruan të premten se të paktën 13 persona në kryeqytetin e Norvegjisë janë infektuar me variantin e ri Omicron në një festë Krishtlindjesh që organizonte një kompani.

Festa u zhvillua në kompaninë e energjisë së rinovueshme Scatec, e cila operon në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik tha se kishte “një mbulim të lartë vaksinimi” në grup.

Lexo më shumë  Italia premton 35 milionë euro ndihmë për palestinezët

Dy rastet e para të vendit u njoftuan të hënën.

“Priten më shumë raste. Gjurmimi efektiv po bëhet për të kufizuar rrugët e transmetimit dhe për të parandaluar shpërthimet e mëdha,” – tha Komuna e Oslos në një deklaratë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *