BallinaBota

Krimineli serb Sheshel, fyen Bidenin: Po kthehet krimineli i vjetër

I dënuari i Gjykatës së Hagës për krime lufte dhe lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, ka shfryrë e ka fyer presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

Ai, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit në televizionin serb Pink, kur u pyet për ndërrimin e administratës në Shtëpinë e Bardhë, tha se “po kthehen kriminelët e vjetër, vrasësit”.

Sheshel dha edhe përgjigje morbide, kur u pyet se a pret që Bideni të kthejë SHBA-në në rolin që kishte si lider absolut në botë.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

“Pyetja është se sa do të jetojë gjatë”, tha ai për të vazhduar: “Gjithsesi do të ndikojë shumë keq, politika amerikane po kthehet në binarë të vjetër, asgjë të mirë nuk na ka sjellë asnjëherë, po kthehet në binarët e Bill Clintonit”.

Sheshel i njohur për qëndrime anti-shqiptare e anti-perëndimore, ka thënë se Serbia kaloi periudhë të mirë për sa kohë qeverisi me SHBA-në Donald Trumpi. Trumpit i përfundon mandati më 21 janar.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

“Ajo çfarë ka bërë Trump për katër vite ka qenë lehtësim i madh, Serbia ka marrë frymë lirshëm. E tash a do t’i përmirësojë ai (Bideni) marrëdhëniet strategjike me partnerët evropianë apo jo, kjo është pyetje tjetër. Por kur bëhet fjalë për Ballkanin do të gjejnë gjuhë të përbashkët”, ka shtuar Sheshel.

Rruga Press

YouTube player