BallinaLajme

‘Krimi i valixhes nuk lidhet me traditën tonë’/ Shkrimtarja shqiptare letër të hapur për mediat italiane: Mos lidhni “besën” me “mafian shqiptare”

Vrasja e çiftit Pasho në Firenze të Italisë nga ish e dashura e djalit të tyre, Elona Kaleshi është kthyer në kryefjalë të mediave italiane. Rasti ka tronditur njerëzit e në këtë formë ka ngritur steriotipe për shqiptarët. Mediat italiane e kanë quajtur këtë rast si pjesë e kulturës dhe traditave shqiptare ndaj shkrimtarja shqiptare Denata Ndreca ka shkruar një letër për gazetën prestigjioze “Corriere Della Sera”.

Denata i ka drejtuar një letër mediave italiane të cilave i drejtohet duke i thënë se krimi i valixhes nuk lidhet me traditën shqiptare e se nuk duhet të flasin pa baza duke cënuar të tjerët.

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Letra e Denata Ndrecës

Nuk është hera e parë që flitet për popullin shqiptar, por kur e shkruan media është e pa pranueshme. Jemi të varfër, por me tradita dhe kulturë të pasur. Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer komunitetit tonë. Eshtë bërë një sinjalizim të gjitha gazetave të Toscanas që të mos flasin pa baza dhe të mos cënojnë të tjerët.

Nuk mund të lidhin “besën” me “mafian shqiptare”. Para se të flasësh për një vend duhet të informohesh mirë. Unë respektoj vendin ku linda si edhe vendin ku po jetoj. Firenze është një qytet i mrekullueshëm, por i vështirë kohët e fundit.

Komuniteti shqiptar njihet jo vetëm për drogën e krimin, por edhe për shumë njohuri, djersë e lodhje. Për këtë gjë mendoj se krimi i valixheve nuk duhet lidhur me traditën shqiptare. Kur flitet për një komb fjalët duhen matur mirë. “Besa” për shqiptarë është një fjalë e vjeter sa malet tona.

Rruga Press

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase
YouTube player