Bota

Krimet ruse/ Amerikanët braktisin tryezën për ngritjen e Gjykatës Speciale për agresionin kundër Ukrainës

Pas 5 orësh përfunduan bisedimet e reja mes SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll. “Çdo prani” e trupave të NATO-s në Ukrainë , “pavarësisht flamurit, shenjave dhe mandatit të deklaruar, do të konsiderohet nga Rusia si një kërcënim për sigurinë e saj dhe do të mbartë rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me të gjithë Aleancën “.

Këtë e ka përsëritur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova. Sipas burimeve diplomatike nga Këshilli i Evropës, Shtetet e Bashkuara kanë braktisur punën për ngritjen e Gjykatës Speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës.

Lexo më shumë  OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines më 2014

Presidenti ukrainas Volodymyr  Zelensky tha se ishte në dijeni të pranisë së të paktën 155 ushtarëve kinezë që luftonin përkrah Rusisë kundër Ukrainës. Por Pekini i ka hedhur poshtë pretendimet e Kievit si “absolutisht të pabaza”.

Ndërkohë, tensionet midis Kremlinit dhe Parisit janë rritur: një punonjës i Ministrisë së Jashtme ruse u ndalua më 6 prill nga shërbimi kufitar francez. Për Kremlinin, “arrestimi përkeqëson më tej marrëdhëniet dypalëshe, tashmë të dëmtuara nga Parisi”.

Lexo më shumë  Merz: Rusia mund të përballet me sanksione të reja nëse bisedimet me Ukrainën ngecin

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit