KryesoreLajme

Çeku: Pallati i Rinisë dhe Sporteve po bëhet

Ministri i Kulturës , Rinisë dhe Sportiti, Hajrullah Çeku, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime (EIB Global) dhe Ndërmarrjen Lokale Publike “Pallati i Rinisë”- si partnere e MKRS, për mbështetjen teknike në vlerë prej 500 mijë euro për hartim të projektit të revitalizimit të plotë të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, përfshirë këtu edhe sallën e djegur.

Lexo më shumë  Zbulim i rrallë në Verboc të Drenasit, gjurmë që mund të jenë deri në 70 mijë vjet të vjetra

Sipas tij, marrëveshja hap rrugën drejt financimit të plotë për rinovimin, modernizimin dhe funksionalizim e këtij kompleksi ikonik– aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, duke e kthyer atë në një qendër bashkëkohore dhe multifunksionale.

“Kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime (EIB Global) dhe Ndërmarrjen Lokale Publike “Pallati i Rinisë”- si partnere e MKRS, për mbështetjen teknike në vlerë prej 500 mijë euro për hartim të projektit të revitalizimit të plotë të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, përfshirë këtu edhe sallën e djegur.

Kjo marrëveshje hap rrugën drejt financimit të plotë për rinovimin, modernizimin dhe funksionalizim e këtij kompleksi ikonik– aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, duke e kthyer atë në një qendër bashkëkohore dhe multifunksionale, të gatshme për të mirëpritur Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkrruar Çeku.

Rruga Press

YouTube player