Bota

Krime kundër njerëzimit, gjykata gjermane dënon me burgim të përjetshëm kolonelin sirian

Një kolonel sirian është dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit në një gjyq historik në Gjermani. Koloneli 58-vjeçar Anwar Raslan akuzohet për torturimin e mbi 4000 njerëzve në luftën civile të Sirisë në një burg të njohur si “Ferri në Tokë”.

Gjyqi në Koblenz është çështja e parë penale në botë e udhëhequr nga shteti për torturën në Siri. Shefja e OKB-së për të drejtat, Michelle Bachelet e vlerësoi dënimin si një “hap historik përpara” në ndjekjen e së vërtetës.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Raslan u akuzua se ishte një oficer i lartë i shërbimit të sigurisë nën Presidentin Bashar al-Assad, ndërsa protestat masive antiqeveritare u shtypën me dhunë në 2011.

Shumë protestues dhe të tjerë të dyshuar se kundërshtonin regjimin u mblodhën dhe u ndaluan në burgun Al-Khatib në Damask, ku Raslan drejtonte operacionet.

Ai u akuzua për 58 vrasje, si dhe për përdhunim dhe sulm seksual, dhe torturë të të paktën 4,000 njerëzve midis 2011 dhe 2012.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vendimi është i rëndësishëm, veçanërisht për ata që i mbijetuan Al-Khatib dhe dhanë dëshmi gjatë gjyqit. Një gjykatë penale ka pranuar zyrtarisht se krimet kundër njerëzimit janë kryer nga regjimi i Asadit kundër qytetarëve të tij.

YouTube player