Lajme

Krijohen skuadra të “Policisë Alpine”, në ndihmë të turistëve të bllokuar

Policia e Shtetit ka krijuar skuadrat “Policia Alpine” për t’i ardhur në ndihmë turistëve që mbeten të bllokuar në zonat malore dhe terrene të thyera në Shqipëri.

Pjesë e skuadrave janë efektivë të përzgjedhur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Njoftimi i Policisë:

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, trajnim për krijimin e skuadrave alpine, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në nevojë, në zonat malore.

Prej një jave, punonjësit e Policisë të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër janë trajnuar nga homologët austriakë, me qëllim krijimin e skuadrave të dedikuara alpine.

Efektivët e FNSH-së janë trajnuar në terren, ditën dhe natën, me mjetet logjistike të sjella nga homologët austriakë, për t’u aftësuar me qëllim që të lëvizin të sigurtë në terrenet alpine.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Trajnerët austriakë kanë alternuar praktikën me teorinë dhe në fund të trajnimit njëjavor, kanë vlerësuar performancën e punonjësve të FNSH-së, disiplinën dhe përvetësimin e programit. Pajisjet e sjella për t’i përdorur për trajnimin, homologët austriakë ua kanë dhuruar skuadrave të FNSH-së, për t’i përdorur në rastet e nevojës për ndihmë në zonat malore.

Në përfundim të trajnimit, gjatë ceremonisë për pajisjen e punonjësve të Policisë, me certifikata, ishin të pranishëm ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Dr. Christian Steiner, zv.ambasadorja e OSCE-së Clarisse Pasztory dhe Drejtori i FLO-së në Policinë e Shtetit Sokol Bizhga.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

Dr. Christian Steiner e vlerësoi si të domosdoshme krijimin e skuadrave alpine, nisur edhe nga rastet e shpeshta të turistëve që kërkojnë ndihmë në zonat malore. Ai ka theksuar se këto skuadra do të mbështeten me logjistikë dhe trajnime të cilat do vijojnë përsëri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Drejtori i FLO-së Sokol Bizhga ka falënderuar ambasadorin austriak, zv.ambasadoren e OSCE‐së dhe trajnerët autriakë, për mbështetjen e vazhdueshme për Policinë shqiptare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *