Bota

Kreu i OKB sërish thirrje: Ndaleni menjëherë luftën. Lufta po shkakton krizë ushqimore, energjetike dhe ekonomike

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka përsëritur thirrjen e tij për t’i dhënë fund dhunës, ndërsa Ukraina shënoi 100 ditët e luftës së Rusisë.

“Përsëris thirrjen time për ndalimin e menjëhershëm të luftës në Ukranë, për evakuim të sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtje urgjente të civilëve dhe respektim të të drejtave të njeriut në përputhje me normat ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Gjithashtu, Guterres theksoi se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë dhe se lufta ka rezultuar në shkelje të papranueshme të të drejtave të njeriut.

“Po ndez një krizë globale tredimensionale, në ushqim, energji dhe financa që po godet më së shumti njerëz, vende dhe ekonomi vulnerabël”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *