Bota

Kreu i OBSH bën thirrjen: Pandemia larg përfundimit, ka gjasa të dalin variante të reja

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit dhe paralajmëroi se variante të reja mund të hasen së shpejti.

“Duke thënë që Omicron është i butë, gabojmë dhe dëmtojmë kundërpërgjigjen që duhet të japim, duke shkaktuar edhe vdekje. Mos u gaboni, Omicron po shkakton shtrime në spital. Për shumë shtete, javët e ardhshme mbeten kritike për sistemet e tyre shëndetësore”, tha Ghebreyesus në një konferencë për mediat.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ai theksoi se është më e rëndësishme se kurrë që të vaksinohen të gjithë. “Vaksinat mund të jenë më pak efektive ndaj Omicron, por përsëri bëjnë punë të jashtëzakonshme për të parandaluar vdekjet dhe shtrimet në spitale, duke shmangur mbipopullimin e spitaleve. Kjo pandemi është larg përfundimit, ka gjasa që të dalin variante të reja, prandaj gjurmimi mbetet kritik. Duhet të sigurohemi që t’i ndajmë në mënyrë të barabartë vaksinat. Mund ta mposhtim këtë virus nëse punojmë bashkë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player