Kuriozitete

Kreu i NASA-s thotë se mund të mos jemi ‘vetëm’ në univers

Kreu i NASA-s, Bill Nelson, dyshon se ne nuk jemi vetëm në univers – ose në shumë universe të tjera.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nelson, i cili u betua si administrator i NASA-s në muajin maj, u shpreh i hapur për mundësinë e jetës jashtëtokësore gjatë një interviste me Qendrën për Politikë të Universitetit të Virxhinia-s javën e kaluar.

“Mendimi im personal është se universi është kaq i madh, dhe tani, ka edhe teori që mund të ketë edhe universe të tjera. Nëse është kështu, kush jam unë që të them se planeti Tokë është vendndodhja e vetme e një forme jete që është e civilizuar dhe e organizuar si e jona?”, tha Nelson.

“A ka planetë te tjera sikurse Toka? Unë sigurisht mendoj se po, sepse universi është kaq i madh”, ka shtuar tutje ai.

Nelson, një demokrat, ka lobuar për programet hapësinore gjatë gjithë karrierës së tij në Kongres, fillimisht si përfaqësues i Shtëpisë së Floridës dhe më pas si senator.

Ai madje udhëtoi vetë në hapësirë në bordin e anijes Columbia në vitin 1986.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *