Bota

Kreu i i NATO paralajmëron aleatët: Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë në Ukrainë

Ushtria ukrainase vazhdoi kundërsulmin e saj, me sulme me dronë që kishin në shënjestër Krimenë dhe Moskën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se lufta që presidenti rus Vladimir Putin po bën kundër Ukrainës nuk do të përfundojë së shpejti, shkruan Politico.eu.

“Shumica e luftërave zgjasin më shumë se sa pritet kur fillonë”, tha Stoltenberg në një intervistë me grupin mediatik gjerman Funke, të botuar të dielën. “Prandaj ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë.”

“Ne të gjithë duam një paqe të shpejtë”, tha Stoltenberg. “Në të njëjtën kohë, ne duhet të pranojmë se nëse Presidenti ukrainas Volodymyr] Zelenskyy dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më. Nëse presidenti Putin dhe Rusia pushojnë së luftuari, ne do të kemi paqe.”

Kreu i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov, në një artikull të publikuar të shtunën në mbrëmje, tha se mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës është nëse aleatët e Kievit përshpejtojnë dërgesat e armëve.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Refuzimi ose vonimi i transferimit të armëve moderne në forcat e armatosura ukrainase është një inkurajim i drejtpërdrejtë për Kremlinin për të vazhduar luftën, jo anasjelltas”, tha Danilov.

Ushtria ukrainase ndërkohë vazhdoi kundërofensivën e saj, me sulme me dronë që synonin Krimenë dhe Moskën të dielën, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Sulmet ndërprenë trafikun ajror dhe shkaktuan zjarr në një depo nafte.

Në Rusinë jugperëndimore, një dron ukrainas dëmtoi një depo nafte herët të dielën, duke shkaktuar një zjarr në një rezervuar karburanti që u shua më vonë, tha guvernatori rajonal. Një tjetër dron u rrëzua në rajonin Voronezh të Rusisë.

Të dielën gjithashtu pa raketat ruse që goditën një objekt bujqësor në rajonin Odesa të Ukrainës, sipas ushtrisë së Ukrainës.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Ndërkohë, dy anije mallrash mbërritën në një port të Ukrainës pasi udhëtuan përmes Detit të Zi duke përdorur një rrugë të re, thanë autoritetet e portit ukrainas. Atoa arritën në Chornomorsk gjatë fundjavës dhe do të ngarkonin 20,000 ton grurë për tregjet botërore, raportoi BBC. Zyrtarët thanë se ishte hera e parë që anijet civile kishin arritur në një port ukrainas që nga rënia e një marrëveshjeje të grurit me Rusinë që garantonte sigurinë e anijeve.

Më vete, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara – do të dëgjojë të hënën kundërshtimet e Rusisë ndaj një çështjeje të ngritur nga Ukraina, e cila argumenton se Rusia po abuzon me ligjin ndërkombëtar duke pretenduar se pushtimi ishte i justifikuar për të parandaluar gjenocidin e supozuar. Reuters raporton se seancat do të zgjasin deri më 27 shtator.

Rruga Press

YouTube player