Bota

Kreu i CIA-s, Burns zhvilloi një takim sekret me udhëheqësin e talebanëve, Abdul Ghani Baradar në Kabul

Kreu i CIA-s, William J. Burns ka mbajtur një takim të fshehtë me udhëheqësin de facto të talebanëve, Abdul Ghani Baradar në Kabul të hënën në takimin ballë për ballë të nivelit më të lartë midis dy palëve që kur grupi militant hyri në kryeqytetin afgan.

Sipas mediave të huaja, CIA nuk pranoi të komentojë mbi takimin me talebanët, por diskutimet ka të ngjarë të kenë të bëjnë me afatin e afërt të 31 gushtit për ushtrinë amerikane për të përfunduar transportin ajror të qytetarëve amerikanë dhe aleatëve afganë.

Vendimi i Presidentit Joe Biden për të dërguar dretuesin e CIA-s, një veteran i shërbimit të huaj, vjen në mes të një përpjekjeje të furishme për të evakuuar njerëzit nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit në atë që presidenti e ka quajtur “një nga transportimet ajrore më të mëdha, më të vështira në histori”.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Baradar, i cili kaloi tetë vjet në burgun pakistanez para lirimit të tij në 2018, ka shërbyer si kryenegociatori i talebanëve në bisedimet e paqes me SHBA në Katar që rezultuan në një marrëveshje me administratën Trump për tërheqjen e forcave amerikane.

Një mik i ngushtë i udhëheqësit suprem themelues të talebanëve, Muhamed Omar, Baradar besohet të ketë ndikim të rëndësishëm mbi radhët e talibanëve, tha gazeta. Ai luftoi me forcat sovjetike gjatë pushtimit të tyre të Afganistanit dhe ishte guvernator i disa provincave në vitet 1990 kur talebanët sunduan për herë të fundit vendin.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Administrata e Biden është nën presion nga disa aleatë për të mbajtur forcat amerikane në vend përtej afatit të 31 gushtit në mënyrë që të ndihmojë evakuimin e dhjetëra mijëra qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore, si dhe aleatëve afganë të dëshpëruar për të shpëtuar nga sundimi taleban.

Që nga marrja e vendit nga ana e talebanëve, ai ka dhënë një ton pajtues, duke thënë se grupi militant po kërkon një sistem islamik në të cilin të gjithë njerëzit e kombit mund të marrin pjesë pa diskriminim dhe të jetojnë në harmoni me njëri -tjetrin në një atmosferë vëllazërie.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *