KryesoreLajme

Krerët e shtetit zviceran në Davos nga 50 takime me personalitete botërore, do të takojne vetëm një lider nga ballkani, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

Bernë, 13 janar (Nefail Maliqi) – Takimi vjetor i Forumit Botëror Ekonomik (WEF) është një mundësi për anëtarët e kreut te shteti zviceran për të rritur kontaktet dhe diskutimet. Gazeta zvicerane Le Canton27.ch si i vetmi medium në shqip që do të ndjekë Samitin botëror në Davos, ka mësuar se gjatë pesë diteve të javës së ardhshme të Forumit Ndërkombëtar në alpet e Zvicrës, do te zhvillohen mbi 50 takime dypalëshe, me personalitete të ndryshe ndërkombëtare dhe botërore, përfshirë këtu edhe ata të Republikës së Kosovës.

Gazeta zvicerane Le canton27.ch ka siguruar listën e pjesëmarrësve në Samitin botërore që do të mbahet në Davos te Zvicres (16-20 janar) ku do të mbledhë më shumë se 2700 liderë nga 130 vende, duke përfshirë 52 krerë, burrështetas shtetesh/qeverish. Davosi do të vendosë kokë më kokë edhe liderët nga ballkani si: Albin Kurti, Edi Rama, Dritan Abazovic, Kyriakos Mitsotakis, Dimitar Kovačevski, Aleksandar Vuçiq…

Lexo më shumë  Konjufca në takim me deputetin italian, Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Alain Berset, President i Konfederatës, Shef i Departamentit Federal të Brendshëm (DFI), do të takojë në Davos Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. António Guterres, i shoqëruar nga Zëvendës-Presidentja e Këshillit Federal Viola Amherd.

Janë parashikuar edhe takime me kryemnistrit shiptare te Kosovës Albin Kurtin. Keshtu Viola Amherd, Zëvendës Presidente e Këshillit Federal dhe Drejtuese e Departamentit Federal të Mbrojtjes, do t’i bashkohet këshilltarit federal Guy Parmelin për të diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në veçanti situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe angazhimin e Zvicrës përmes kontingjentit të ushtrisë Swisscoy.

Përveç takimit me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, janë planifikuar diskutime dypalëshe në veçanti me Përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara për Tregtinë, znj. Katherine Tai, zëvendëskryeministrin e Vietnamit, z. Tran Hong Ha, Ministren e Ekonomisë së Ukrainës, znj. Yulia Svyrydenko, Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, z. Khaled al-Faleh etj.

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Ndryshe nga burime diplomatike të gazetës Le canton27.ch është mesuar se delegacioni kosovar ne krye me shefin e Qeverisë Albin Kurtin gjatë qëndrimit në samitin botëror në Davos te Zvicres (16-20 janar) kanë një agjendë të dendur për te realilzuar më një serë takimesh me personalitete ndërkombëtare dhe ato botërore. Davosi, do jetë një rast i mirë për Kosovën, për të lobuar për njohje të reja, integrime dhe anëtarësimin e Kosovës në instancat evropiane dhe ato nderkombëtare (Interpol, KE Unesco etj..) si dhe afrimin e investitorëve te huaj nga bota. Përveq me autoriteteve zvicerane z.Kurti do të takohet dhe zhvillojë nje aktivitet të ngjeshsur politik dhe diplomatik edhe me zyrtarë amerikanë, evropian si dhe përfaqesues te OKB-së, NATO-s, BE-së si dhe me homologët te tij nga ballkani, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *