Lajme

Krerët e shtetit e qytetarë të shumtë bëjnë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot në Reçak të Shtimes, kanë bërë homazhe në nderim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme që u krye ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Qysh në orët e hershme të së hënës familjarë e qytetarë të shumtë kanë nisur homazhet në Reçak në 25 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat policore ushtarake dhe paraushtarake serbe.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Homazhet u bënë në nderim të 45 civilëve të cilët u vranë dy dekada e gjysmë më parë.

Ndërkaq pas homazheve, duke filluar nga ora 09:30, të njëjtit do të marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore, e cila organizohet për çdo përvjetor.

Rruga Press

YouTube player