KryesoreLajme

25 vjet nga Masakra e Reçakut, Osmani: Drejtësia i jep kuptim paqes! Serbia ende e mohon gjenocidin

Në 25-vjetorin e masakrës së Reçakut presidentja Vjosa Osmani, kreparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë nderime në varrezat e viktimave.

Ajo ka thënë se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke theksuar se ish-ambasadori William Walker u bë zëri i viktimave të Kosovës.

“25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut. Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker që u bë zëri i viktimës kur në në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, ka thënë ajo, transmeton EO.

Presidentja Osmani ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përpos që mohon masakrën, po  arreston e torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës, duke iu referuar politikanit serb Nikolla Sanduloviq.

YouTube player