Opinion/Aktualitet

Krenohem me Nikolla Sandulloviqin, turpërpërohemi nga Gazmend Muhaxheri

Autor: Lirim Gashi

Është me të vërtetë një ndjenjë e bukur dhe çliruese të kesh miq në Serbi – njerëz që, si individë, e vlerësojnë të vërtetën, paqen, barazinë, ekuilibrin, njohjen e ndërsjellë dhe miqësinë mes popujve tanë – ashtu siç i vlerësoj edhe unë.

Sepse vetëm atëherë kur politika shtetërore e Serbisë do të fillojë të kuptojë se qëndrimi historik armiqësor ndaj shqiptarëve – qofshin ata brenda apo jashtë territorit të ish-Jugosllavisë – ishte dhe është një bombë morale dhe ekzistenciale që rrezikon të ardhmen e brezave tanë, mund të flasim për shërim të vërtetë dhe paqe të qëndrueshme.

Por, në të njëjtën kohë, është një ndjenjë e dhimbshme dhe turpëruese – të shohësh shqiptarë që përpiqen të krijojnë “paqe” me kriminelë lufte, me ata nga Serbia që mbajnë përgjegjësi jo vetëm për tragjedinë e shqiptarëve, por edhe për vuajtjet e vetë serbëve.

Lexo më shumë  Avokati i Sorosit, ose avokati i djallit!

Vetëm një mendje e mjegulluar nga interesat personale, servilizmi politik apo padija historike mund ta ngatërrojë një reformator të përndjekur si Nikolla Sandulloviq me një despot të përgjakshëm si Aleksandar Vuçiq – arkitektin modern të një Serbie të dehur nga nacionalizmi, manipulimi dhe mafiozëria.

Gazmend Muhaxheri, fatkeqësisht, i përket atyre shqiptarëve që, për shkak të padijes, verbërisë dhe mungesës së vetëdijes historiko-politike, nuk janë në gjendje të dallojnë viktimën nga xhelati, reformatorin nga propagandisti, dhe të përndjekurin nga përndjekësi.

Lexo më shumë  Avokati i Sorosit, ose avokati i djallit!

Dhe për këtë, ai duhet të ndjejë turp. Sepse nëse nuk është në gjendje të jetë aleat i së vërtetës, të paktën të mos bëhet një instrument i rremë i një “paqjeje”, e cila amniston kriminelët dhe fshin gjakun e viktimave – vetëm për t’u bërë qejfin ambasadorëve të lodhur dhe analistëve të blerë.

Shqiptarëve nuk u duhet “paqja e Vuçiqit”, por drejtësia historike dhe dinjiteti politik i Sandulloviqit.

Ndërsa Serbia nuk do të shpëtohet nga miq të rremë që e ledhatojnë dhe e ngushëllojnë, por nga ata që ia thonë të vërtetën në sy. Në këtë drejtim, Sandulloviq ka bërë më shumë për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës sesa shumë shqiptarë që fotografohen me Vuçiqin në emër të një “paqjeje” të kalbur.

Rruga Press

YouTube player