Sport

Krenari për të gjithë shqiptarët, trajneri Kuka dhe Distria më të mirët e botës në xhudo për 2021

Trajneri nga Kosova, Driton Kuka, është shpallur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka ndarë çmimet për më të mirët  në botë për vitin 2021 (‘Judo Awards 2021’) pas mbylljes së votimit.

Nga votimi i nisur më 10 dhjetor e që zgjati deri më 18 dhjetor, Driton Kuka fitoi shumicën e votave në garën e trajnerëve.

Por suksesi nuk ndalet këtu pasi edhe sportistja e trajnuar prej tij, xhudistja pejane, Distria Krasniqi  është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Distria Krasniqi në këtë garë arriti të mposht emra si Clarisse Agbegnenou, Abe Uta, Anna Maria Ëagner dhe Jessica Klimkait.

Distria ishte e jashtëzakonshme këtë vit duke fituar medaljen e artë olimpike. Medaljen e artë e fitoi edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova.

Pas shpalljes si më të mirët e botës, trajneri pejan ka reaguar ma anë të një postimi në profilin e tij privat në Facebook.

Kuka ka falënderuar të gjithë pas këtij suksesi, teksa ka treguar se ndihet i gëzuar dhe krenar me sukseset e tij dhe të nxënësve të tij.

“JF na nominoj!Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021!U votuam nga mbarë Bota por …Populli Shqiptar ishte me ne më shumë se krejt! Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time ose nxanësen time por për çdo Shqiptar që ishte me ne këto ditë.Sonte do doja të falenderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele. Sylen që më mori si fmi nga rruga e më dërgoj në tatamit e judos,gjenerata të tëra të xhudos që spatën rastin të dëshmohen! Majlindes,Disit e Nores që arritën kulmin! Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të têra flasim për të ecur tutje! Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada. Të gjithë komunitetit sportiv,mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne! Dhe në fund …O sa mirë me qenë Shqiptar …”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *