Bota

‘Kremlini nuk mund dhe nuk duhet të fitojë luftën’, thotë Macroni

Rusia “nuk mund dhe nuk duhet të fitojë” luftën në Ukrainë dhe fuqitë perëndimore do ta mbështesin Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron.

Duke folur në fund të samitit të G7, Macron tha në një konferencë shtypi se ishte e qartë se Moska tani kishte objektivin e vetëm që të përpiqej të detyronte Ukrainën të dorëzohej.

“Unë me të vërtetë shpresoj se fundi (i konfliktit) mund të arrihet deri në fund të vitit, me një siguri dhe një dëshirë, që është se Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë,” tha lideri francez.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Macron përsëriti gjithashtu se ata që kanë kryer krime lufte duhet të mbahen përgjegjës.

Ai shtoi: “Mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me intensitetin e nevojshëm në ditët dhe javët e ardhshme”.

Si pjesë e përpjekjeve për të rritur presionin ndaj Rusisë, Macron tha se ai mbështet idenë e një kufiri të çmimit të naftës dhe gazit, duke përfshirë një propozim të SHBA-së për të kufizuar naftën ruse, por tha se ai duhet të studiohet dhe të zgjerohet për të përfshirë një “aleancën” të blerësve për të përcaktuar sasinë tavan dhe për ta bërë atë efektive.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *