Krasniqi takon përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së, flasin për iniciativat për zgjedhje në komunat veriore
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka takuar sot përfaqësues të shteteve të QUINT-it dhe të zyrës së BE-së në Kosovë.
Krasniqi, ka njoftuar se me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.
Rruga Press