Krasniqi: Sulmi në Skenderaj është pasojë e klimës së frikës të instaluar nga Sami Lushtaku
Besnik Krasniqi ka reaguar pas sulmit ndaj Hysni Mehani në Skenderaj, duke e cilësuar ngjarjen si pasojë të “klimës së frikës” të krijuar ndër vite nga Sami Lushtaku.
Krasniqi shkruan se sulmi ndaj Mehanit nuk mund të justifikohet me patriotizëm, duke shtuar se reagimi vjen për shkak se Lushtaku po e ndien të cenuar pushtetin dhe komoditetin e tij politik.
Ai kujton edhe episodet e mëhershme të përplasjeve politike, duke përmendur “Aferën Pronto”, fyerjet ndaj kundërshtarëve politikë dhe raportet e tensionuara me familjen Jashari.
Në reagimin e tij, Krasniqi e vlerëson familjen Adem Jashari si model të lavdisë dhe sjelljes në liri, ndërsa kritikon ashpër përdorimin e luftës dhe patriotizmit si mburojë për pushtet dhe pasurim personal.
Rruga Press

