KryesoreLajme

Krasniqi: Qeveria do të ndërtojë edhe 102 shtëpi të reja deri në fund të vitit në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se deri në fund të këtij viti, pritet të ndërtohen edhe 102 shtëpi të reja përveç 50 të tjerave që janë ndërtuar deri tani nga programet e Qeverisë. 

Në adresimin për media të mbajtur në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Kosovës, ku një shtëpie i është vënë zjarri, Krasniqi ka thënë se këto janë elemente nxitëse nga propaganda e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe mbetjeve të Serbisë në veri. 

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Janë mbi 50 shtëpi që tashmë kanë përfunduar nga dy programet e Qeverisë, tani Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar një proces të ri për ndërtimin e mbi 102 shtëpive të reja dhe jam e bindur që deri në fund të vitit që të gjitha do të ndërtohen. Sigurisht që këto janë elemente nxitëse nga propaganda e Vuçiqit dhe mbetjes së tij këtu në veri të vendit. Por, këto mbetje edhe të Vuçiqit edhe të Serbisë dhe grupeve kriminale nuk kanë vend në Kosovë”, ka thënë ai. 

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Krasniqi ka shtuar se nuk është hera e parë që po tentohet të pengohet procesi i ndërtimit të shtëpive për qytetarët që duan të kthehen në vendin e tyre në veri, por ato do të ndërtohen “sa herë të ketë nevojë”.

Rruga Press

YouTube player