Lajme

Krasniqi: Nga komunikimi me serbët lokalë, ata s’janë shumë të interesuar që të kthehen në komuna ish-përfaqësuesit

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimin të Pushtetit Lokal, tha se nga komunikimi që ka pasur me serbët lokalë në komunat veriore, kryetarët shqiptarë nuk janë pengesë për ta dhe të njëjtit nuk janë të interesuar që të kthehen ish-përfaqësuesit që kanë qenë në komunat veriore.

Ministri Krasniqi tha se “tashmë është e qartë që gjithçka ka ndyshuar, nuk është siç ishte para sulmit terrorist në Veri”

“Tash nuk besoj që qytetarët atje në veri të vendit tonë kanë këtë brengë që katër kryetarë, dy në zyret e komunës dhe dy në zyrat aletrantive, janë pengesa kryesore. Me sa kam mundur të kuptoj me serbët lokalë nga komunikimi i vazhdueshëm qytetarët nuk janë shumë të interesuar që të kthehen ata përfaqësues. Nuk janë pengesë Lulzim Hetemi etj”, tha ai.

Lexo më shumë  Arsyeja e vizitës së presidentit kinez në Beograd është shumë më e thellë: Xi Jinping do ta ftojë Serbinë të anëtarësohet në BRICS

“Jemi gati çdo herë që mund të befasohemi nga Serbia me veprime destabilizuese”, tha ai.

Ai tha se Kosova kishte bërë zvogëlimin e policisë dy herë me nga 25% në veri të vendit dhe sipas tij kjo “ishte pjesa që të kontribojmë pozitivuisht që situata të jetë e qetë e të mos provokohet”.

“Si qeveri kemi kuptu shumë herë që kryetarët janë legjitim kanë ardhë nga një proces kushtetues dhe ligjor, por legjitimiteti i tyre është më i zbehtë se pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e vogël”, foli ai për kryetarët shqiptarë që po udhëheqin me këto komuna.

“Kemi parapa një situatë demokratike të shkuarjes në zgjedhje. Por kishte telashe në implementim të peticionit….Derisa ishim të përkushtuar për përgatitjet e Udhëzimit Administrativ, e pam që pala tjetër këtë kohë e ka shftytëzu pak më ndryshe”, u shpreh ai në T7.

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

“Filluan por dështuan për ta realizuar deri në fund që është trishtuese, të shohim se në Ballkan vazhdon ende me pas frymë dhe agjendë antieuropiane, kjo është trishtuese dhe na bën të jemi jo-rehat edhe si Kosovë dhe Qeveri, sepse qëllimet tona janë të qarta, jemi të interesuar të kemi marrëdhënie të mira me fqiun tonë, por rasti i fundit në Banjskë tregon se me kënd kemi të bëjmë”, tha ai për sulmin që ndodhi më 24 shtator mbi Policinë e Republikës së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player