KryesoreLajme

Krasniqi i përgjigjet BE-së: Pse s’flet për shkeljet e Serbisë e për Kosovën komenton gjithçka

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i është kthyer me pyetje heshtjes së Bashkimit Evropian për shkeljet që Serbia po ia bën Marrëveshjes së Brukselit me formimin e një ekipi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Të premten, zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka hezituar të thotë se një sjellje e tillë e Serbisë shkel marrëveshjen e arritur para më shumë se një viti. Një artikull i asaj marrëveshje thotë qartë se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. 

“Kur Serbia shkel në mënyrë të vazhdueshme marrëveshjet, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga komentet e mëtejme. Por kur bëhet fjalë për Kosovën, ato mund të jenë po aq specifike sa komentimi i një vendimi për shpronësim të tokës, dhe që të vihet me gisht. Pse?” ka shkruar ministri Krasniqi në Twitter.

Pas dhjetë ditësh pritet që Asambleja e përgjithshme e Këshillit të Evropës të votoj për dhënien e pëlqimit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Për të kaluar ky vendim duhet dy të tretat e votave në këtë Asamble. Pastaj vendimin formal për të pranuar Kosovën e miratojnë Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në takimin e tyre në muajin maj duke vendosur po ashtu me shumicën prej dy të tretave. Serbia tash thotë se do të angazhohet për të “luftuar si asnjëherë më parë për të parandaluar këtë”.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit
YouTube player