KryesoreLajme

Krasniqi denoncon ndërhyrje të paligjshme në zgjedhjet e Mitrovicës: Akuzë ndaj zyrtarëve dhe mediave

Alban Krasniqi ka denoncuar publikisht dje një ndërmarrje të organizuar kriminale gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet lokale të Mitrovicës. Sipas tij, një parti politike, e ndihmuar nga disa zyrtarë të KQZ-së dhe hetues pa autorizim, ka ndërhyrë në materialet zgjedhore dhe ka penguar procesin e numërimit.

Krasniqi përmendi kryeprokurorin Njazi Rexha, bashkëshort i asambleses së PDK-së, Nafije Rexha, duke akuzuar se ai kishte urdhëruar largimin e prokurorit kujdestar të rastit pa koordinim me Zyrën e Kryeprokurorit dhe koordinatoren nacionale për zgjedhje, duke tentuar të pengonte vullnetin e lirë të qytetarëve dhe integritetin e zgjedhjeve.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Sipas deklaratës së Krasniqit, Rexha ka vepruar pa bazë ligjore, duke konfirmuar veprimin si vendim personal dhe në konflikt interesi. Krasniqi theksoi gjithashtu se Rexha kishte komunikuar gjatë gjithë kohës me një anëtar të KQZ-së nga radhët e PDK-së, ndërsa disa media dhe analistë të njohur për dezinformim publik kishin kontribuar në koordinim për të manipulua opinionin publik dhe për të ndikuar procesin zgjedhor.

Krasniqi bëri thirrje që institucionet kompetente të ndërmarrin veprime të menjëhershme ndaj zyrtarëve të përfshirë në veprime antiligjore, për keqpërdorim detyre, falsifikim të rezultateve dhe cenim të rendit kushtetues. Ai shtoi se kompania që ka prodhuar fletëvotimet ka konfirmuar sqarime shtesë, të cilat pritet të bëhen publike së shpejti.

Ky reagim vjen në një kohë kur siguria dhe integriteti i procesit zgjedhor mbetet shqetësim kryesor për qytetarët dhe institucionet në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player