Kraki kritikon Kica-Xhelilin: Me këtë qasje LDK-ja nënshkruante në Washington marrëveshje grenelliane
Shkruan Nezir Kraki
Doarsa e LDK-së po thotë në një video të Debat Plusit se do ndihej më e sigurt nëse Kosova do ta bënte dhe dorezonte draftin e asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, duke treguar tha, pragmatizëm ndaj miqve tanë.
Kjo fjali apo ky këndvështrim që është edhe pozicioni zyrtar i LDK-së, është pikerisht qasja politike nga e cila Kosova për pak sa nuk u zhbë 4 vite më heret.
Merreni me mend, këta nuk kërkojne asgjë nga Serbia. Këta qëllim e kanë vec « ndreqjen » me ambasadat. Kosova sipas tyre duhet t’i zbatojë të gjitha obligimet në mënyrë unilaterale, pa kërku as prit asgjë nga Serbia.
Me këtë qasje LDK-ja nënshkruante në Washington marrëveshje grenelliane ku thuhej se Kosova për një vit heq dorë nga kërkesat e saj për njohje dhe pranim ndërkombëtar dhe si shpërblim merr ndaljen nga Serbia të fushatës së çnjohjeve. Tani ka pasë me fillu vija ajrore Grenell Air Prishtine Beograd.
Unë nuk e kuptoj pse këta shkojnë në debate me trajtu tema me të cilat kanë dështu. Te paktën ish dashtë me dalë me një qasje te re tash.
Për gjynah pasha juve.
Rruga Press