Opinion/Aktualitet

Kraki: Koha do na tregojë që konferenca e Ramës sikurse idetë e tij të mëhershme, ka qenë veç një tentative plus për vet knaqësi dhe faktorizim

Shkruan Nezik Kraki

Edi Rama ne Rubikon e tregoi nje vaki palidhje dhe totalisht utopike me Klintonin dhe Arafatin duke e krahasu Kosoven me Palestinen pa ia pase idene as Palestines as Kosoves.

Tregimi ishte palidhje por krahasimi ishte skandaloz sepse e konfirmon per te saten here faktin qe Edi Rama eshte lobist i Serbise per rihapjen e statusit te Kosoves.

Ideja e tij per konference nderkombetare ku Kosova e Serbia do merreshin vesh ne mes vete është edhe nje tradheti kombetare qe ky megaloman ia ben interesave shqiptare ne Ballkan.

Eshte vertete tragjike ta shohim Shqiperine sikur t’ishte Spanja apo Sllovakia ne raport me Kosoven, dmth duke mos e pranu Kosoven shtet ashtu siç edhe eshte pranu nga aleatet. Sot milionat e droges dhe krimit te ndihmuar nga milionat e Serbise dhe Rusise po perdoren masivisht dhe me çdo mjet ne menyre qe interesat e Serbise ne Ballkan te prosperojne dhe ne te njejten kohe te sabotohet shteti i Kosoves.

Ne kete kurth, me ose pa pare, kane ra edhe partite opozitare ne Kosove. LDK p.sh. sot nuk e pranon shtetin e Kosoves me arsyetimin se ai drejtohet nga Albin Kurti. LDK nuk i pranoi sqarimet e shtetit te Kosoves per rrembimin e policeve brenda territorit por tha se pret mendimin e Kforit. Edhe AAK dhe PDK sot jane si Spanja dhe Sllovakia, nuk e njohin Kosoven shtet dhe i kerkojne asaj çdo dite te heq dore nga veriu. Per korrektesi, LDK mbajti qendrim te duhur kur Edi Rama propozoi draftin e Serbise te perkthyer nga batoni ne shqip. Por nuk vonoi shume dhe Lidhja e Rugoves u rifut ne zonen e saj komode, zonen e as-mish-as-peshkut.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: VV-ja vazhdon luftën kundër fashizmit të sotëm brenda e jashtë vendit

Sidoqofte, koha do na tregoje qe konferenca e Rames sikurse idete e tij te mehershme, ka qene veç nje tentative plus per vet knaqesi dhe faktorizim. Fiks sikur rruga e paudhë e Lumirit me beratin.

YouTube player