Bota

Kraja minimizon rolin e Abazoviqit: Do të jetë politikan në përdorim, derisa Mali i Zi të ketë nevojë për ta stabilizuar qeverisjen

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja, në një intervistë në emisionin “Përballje”, ka komentuar zhvillimet në Mal të Zi dhe pozitën e Dritan Abazoviq.

Kraja ka minimizuar rolin e Dritan Abazoviqit si kryeministër i ardhshëm i Malit të Zi, derisa ka dyshime edhe nëse ai mund të lëvizë diçka në dobi të shqiptarëve.

“Ai do të jetë kryeministër i Malit të Zi”, është deklaruar Kraja, duke shtuar se s’ka nevojë për entuziazëm.

Lexo më shumë  Britania përgatitet për luftë, avionët ushtarakë strehohen natën për të shmangur shkatërrimin e një numri të madh avionësh nga një sulm i vetëm

I pyetur nëse ai do ta avancojë pozitën e shqiptarëve, Kraja është përgjigjur: “Nuk besoj… Ai do të jetë një politikan në përdorim derisa Mali i Zi të ketë nevojë për ta stabilizuar qeverisjen. Nuk besoj se do të ketë ndonjë rol tjetër. Megjithatë mund të them se roli i shqiptarëve në Mal të Zi është në trend pozitiv”.

Akademiku thotë se shqiptarët problemet më të mëdha i kanë të brendshme për faktin se në aspektin gjeopolitik nuk kanë qenë asnjëherë më mirë.

Lexo më shumë  OKB dënon sulmet me dronë në Sudan, 17 civilë të vrarë në qytetin Ed Damazin

“Kemi dy shtete shqiptare në Ballkan. Kemi faktorin shqiptar në Maqedoni që ka kontribuar në shtet ndërtim, që është me rëndësi. Ndërsa në Mal të Zi kemi pjesëmarrje simbolike. Por së paku Mali i Zi ua njeh shqiptarëve meritën për pavarësimin nga Serbia”, tha Kraja. Kryetari i ASHAK-ut megjithatë thotë se shqiptarët ndërmjet vete kanë mjaft probleme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *