Krahasimi i shifrave/ Sa bashki i dhanë Ramës votat e Alibeajt
Ndonëse nuk fituan dot asnjë bashki, ndonëse kandidati i tyre në Tiranë Roland Bejko, u mund edhe nga Arlind Qori, konkurimi i PD me vulë në këto zgjedhje i’a vlejti për diçka: për ti dhënë Edi Ramës 3 bashki më shumë. Pra misioni ishte i qartë jo vetëm për ti hequr opozitës reale komisionerët dhe numëruesit, jo vetëm për ti marrë financimin poblik, por edhe për ti rëmbyer ndonjë votë që mund ti hiqte fitoren. Nëse në Këlcyrë, Kuçovë dhe Finiq, “vula” nuk do të kishte prezantuar kandidatë ashtu sikurse bëri në 2/3 e bashkive të vendit atëhere ato do ti kalonin automatikisht në fitore.
Në Kuçovë, nëse 6222 votave të marra nga Lefter Maliqi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” do t’i shtoheshin edhe 739 votat e kandidatit të vulës, Ilirjan Koxhajt, për 57 vota fitorja të kalonte djathtas.
Në Këlcyrë nëse votat e Arjan Kasajt të “Bashkë Fitojmë” do t’i ishin bashkuar atyre të Adriatik Spahiut do të arrihej një fitore me 54 vota diferencë në dëm të kandidatit të PS-së.
Në Finiq Leonidha Hristo i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 1911 vota. Ai do të ishte arritur një fitore me një diferencë prej 1344 votash ndaj kandidatit Romeo Çakuli, të Minoritetit Etnik grek për të Ardhmen, nëse Leonidha Papa i Partisë Demokratike Zyrtare që siguroi 1705 vota, nuk do të ishte paraqitur.
Por kjo pasojë e zymtë ka edhe anan tjetër të medalies. Sepse as berishistët nuk kanë qenë më të kuptueshëm ndaj vëllezërve të tyre armiq. Edhe ata kanë preferuar që në një zonë ku kishte mundësi ti kalonte fitorja rilindjes në dëm të vulës.
Andi Bushati: I morën! E dinim
Në Mallakastër, Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike zyrtare mori 5789 vota, ndërsa Resmi Shanaj i “Bashkë Fitojmë” 735 vota. Nëse edhe këtu do të kishte një bashkim të demokratëve, fitorja ndaj socialistëve do të ishte arritur me një diferencë prej 445 votash.
Pra, përpos përçarjes që nxiti bojkotin dhe mospjesmarrjen e njerëzve në zgjedhje, qoftë edhe numerikisht ndarja mes alibashistëve dhe berishistëve i kushtoi opozitës 4 bashki. Të bashkuar demokratët do të kishin 11 të tilla nga vetëm 7 që kanë sot./Lapsi.al
Rruga Press