Lajme

KQZ: Sonte s’do të ketë konferencë për rezultatet përfundimtare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se sonte nuk do të ketë konferencë për medie nga ky institucion për rezultatet përfundimtare.

Elezi tha se në aplikacionin e KQZ-së vazhdimisht po përditësohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale, ndërsa ftoi mediat t’i referohen këtyre rezultateve.

“Sonte nuk do të ketë ndonjë konferencë nga anëtarët e KQZ-së lidhur me rezultatet përfundimtare. Rezultatet preliminare janë duke u shfaqur në aplikacionin e KQZ-së dhe ftoj mediat t’i referohen ashtu siç po bëjnë deri më tani”.

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

“Në këtë aplikacion janë duke u shfaqur rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunave si dhe rezultati i subjekteve politike për Kuvende Komunale – këto janë vetëm rezultate preliminare”.

“Pra, rezultatet përfundimtare shpallen nga KQZ pas verifikimit dhe numërimit të votave me kusht vota, me postë, votave të personave me nevoja të veçanta pas përfundimit të të gjitha procedurave në qendrën e numërimit dhe rezultateve, si dhe pas shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me ankesat eventuale të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, tha Elezi.

Lexo më shumë  Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00, kundër dhunës policore ndaj të rinjve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *