KryesoreLajme

KQZ jep datat: Kur do ti marrin emigrantët fletët e votimit

Pas mbërritjes në Shqipëri të fletëve të votimit për diasporën shqiptare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Europë fleta e votimit do të mbërrijë nga data 15 deri më 22 prill. Ndërsa në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 prill.

KQZ sqaron se pasi qytetari të marrë fletën e votimit dhe ta plotësojë, do ta dërgojë atë në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Bëhet e ditur se emigranti nuk do paguajë asgjë, pasi kostoja do të mbulohet nga KQZ.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë, shqetësim liria e medias: Dënojmë sulmet dhe retorikën e përdorur nga zyrtarët e lartë

Po ashtu, KQZ u bën apel të gjithë emigrantëve që fletën e votimit, pasi ta plotësojnë të mos e vonojnë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  77 organizata mjedisore dhe të shoqërisë civile kundër Ramës: Nuk mjaftojnë garancitë politike për Zvërnecin