KryesoreLajme

KQZ: Dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Listës së Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas kësaj liste votuesish, numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.


Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

Lexo më shumë  Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet


Arianit Elshani,  udhëheqës i këshillit për operacione zgjedhore tha se numri i votuesve të jetë 999 votues nëpër zona rurale, kurse për zona urbane ai vazhdon të jetë 950.

“Secili votues mund të votoj rreth 10 kandidat, prandaj nuk kemi dashtë të tejkalojmë shifrën e 1 mijë votuesve”, ka thënë Elshani.


KQZ sqaroi se votimi me kusht është i përcaktuar vetëm në një qendër të votimit në një komunë dhe nuk mund të votohet në të gjitha qendrat.

Lexo më shumë  Pasi e falimentoi, Rama merr përsipër borxhet e Air Albania/ Mediat e huaja: Ja shuma marramendëse

Rruga Press

YouTube player