KryesoreLajme

KQZ: Deri në ora 11:00 kanë votuar 169 mijë votues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës për procesin zgjedhor që është duke u mbajtur në vendin tonë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi po vazhdon pa ndonjë problem.

“Duke u mbështetur në informacione komunale, procesi po vazhdon normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem”, tha ai.

Lexo më shumë  Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Radoniqi tregoi se deri në ora 11:00 kanë votuar 169 mijë e 435 votues, apo 8.6përqind e votuesve.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00, ku të drejtë vote kanë 1,970,944.

YouTube player