Lajme

Kostot dhe gjobat, biznesi i vogël kërkon shtyrjen e fiskalizimit

Përballë kostove në rritje dhe frikës nga gjobat, biznesi i vogël kërkon shtyrjen e afateve të fiskalizimit.

Përfaqësuesit e shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u pritën në takim nga deputetë të Partisë Demokratike, ku shprehën shqetësimin se rrezikohet mbyllja e mijëra bizneseve të vogla.

Biznesi i vogël apelon gjithashtu për nevojën e një instrumenti garancie sovrane për rimëkëmbjen, në mënyrë që të përballohen çmimet e rritura, veçanërisht për karburantin, si dhe të amortizohet rënia e xhiros.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Më herët edhe Banka Botërore kishte rekomanduar dhënien e një garancie sovrane për këtë kategori biznesi, për shkak se aksesi në kredi është shumë më i vështirë dhe më i kushtueshëm se sa për biznesin e madh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *