Lajme

Kosovë/Vendimi i Konjufcës – anulohen pagat e 13-ta për deputetët

Një vendim i Glauk Konjufcës i ka anuluar “bonuset” financiare të deputetëve për fundvit. Ligjvënësit nuk do të përfitojnë pagën e 13-të, sipas vendimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës. 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të “shpërblehen” me pagat e 13-ta në fund të vitit 2021.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka anuluar planifikimin për ekzekutimin e pagës shtesë mbi muajin e 12-të për deputetët, ka mësuar mediumi nga burime të mirëinformuara brenda kuvendit.

Vendimi i kryeparlamentarit Konjufca, siç ka mësuar media i është komunikuar administratës së kuvendit gjatë kësaj jave.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Vitin e kaluar, deputetët kanë përfituar paga shtesë në fund të vitit, bazuar në një rregullore të brendshme të kuvendit.

Vendimi kishte nxitur debat publik mes qeverisë dhe presidencës në fund të vitit të kaluar.

Ish-zv/ministri i Financave, përfaqësues i Qeverisë Hoti, Agim Krasniqi, kishte akuzuar institucionet e kuvendit dhe presidentes për shpërblimin e “stafeve të tyre me paga shtesë deri në 500-600 euro”.

Po ashtu, Zyra e Kryeparlamentarit të Kosovës ka vendosur që të reduktojë shpenzimet telefonike të deputetëve deri në 50 për qind, në funksion të kursimit të parasë publike. Vendimi, sipas burimeve brenda kuvendit, është njoftuar pranë administratës së organit më të lartë institucional.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Paga bazë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës është 1,547 euro, duke përjashtuar kompensimet që ata marrin për pjesëmarrje në seanca, si dhe komisione parlamentare.

Pavarësisht se institucionet e Kosovës u sfiduan nga kriza e vazhdueshme pandemike dhe pasojat e saj, të cilat patën efekt negativ në ekonomi, deputetët e Kuvendit të Kosovës morën paga të plotë gjatë tërë vitit kalendarik 2021. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *