Bota

Danimarka miraton ilaçin kundër Covid-19

Danimarka miratoi sot trajtimin me ilaçin antiviral nga kompania farmaceutike Merck për pacientët që rrezikojnë të sëmuren rëndë nga Covid-19, përfshirë edhe të moshuarit.

Duke njoftuar miratimin e ilaçit për përdorim të kufizuar në Danimarkë, shefja e mjekësis,  Christine Mol Harboe tha: “Ne besojmë se përfitimet e trajtimit tejkalojnë disavantazhet për pacientët që rrezikojnë të shfaqin simptoma të rënda nga Covid-19”.

Trajtimi me ilaçin është ende në shqyrtim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Përballë një numri në rritje të infeksioneve me koronavirus, rregullatori i BE-së, i barnave rekomandoi përdorimin e ilaçit për të rriturit në nëntor.

Britania muajin e kaluar u bë vendi i parë që miratoi trajtimin, i cili u zhvillua bashkë me kompaninë Ridgeback Biotherapeutics dhe për të cilën Merck thotë se ka nënshkruar marrëveshje.

EMA ka këshilluar pacientët që të fillojnë trajtimin me pilulën Merck,  të quajtur Lagevrio në BE, për pesë ditët e para pas fillimit të simptomave për të rriturit që nuk kanë nevojë për mbështetje me oksigjen.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Të dhënat e fundit nga provat klinike kanë treguar se ilaçi redukton shtrimet në spital dhe vdekjet midis pacientëve me rrezik të lartë me vetëm rreth 30%.

Rregullatori i barnave në BE ka filluar gjithashtu testimin e Paxlovid, një pilulë  antivirale e Pfizer. Pilula Pfizer mund të miratohet nga rregullatori amerikan deri në fund të vitit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *