Lajme

Kosovë, ulet numri i pacientëve me Covid-19 në spitale

Gjashtëdhjetë e katër pacientë me koronavirus, të shtruar në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë, bëri të ditur të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Shifra paraqet rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë, kur në trajtim intensiv ishin 78 pacientë.

Në njoftimin e SHSKUK-së po ashtu bëhet e ditur se në trajtim për koronavirus janë gjithsej 1,043 pacientë – 69 më pak se një ditë më herët.

Lexo më shumë  Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeministër

Numrin më të madh të të hospitalizuarve me koronavirus e ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës: 372.

Vala e infeksionit në Kosovë ka marrë hov qysh në fillim të muajit gusht. Aktualisht, mbi 20,000 raste janë aktive. Të enjten janë konfirmuar edhe 19 viktima dhe mbi 700 raste të reja të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se numri i vaksinave të dhëna në Kosovë ka arritur në një milion.

Lexo më shumë  Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani priti në takim ish-ministrin Fërçkoski që dikur kërcënonte me spastrim etnik se "shqiptarët do të përfundojnë në Adriatik e do të notojnë për në Itali"

Me të dyja dozat e vaksinës, deri të premten në mesditë, janë vaksinuar 351,475 qytetarë të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *