Lajme

Kosovë-Shqipëri, drejt mbledhjes së shtatë të dy qeverive

Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë pritet të mbajnë mbledhjen e shtatë të përbashkët në Prishtinë, këtë vit, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.

Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015, të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Këtë javë, në 17 Shtator 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një lëtër urimi  Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë,  e ftoi ta vizitojë Kosovën e të fillojnë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Kryeministri Rama duke e falënderuar Kryeministrin Kurti për urimin dhe ftesën theksoi: “Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Gjatë kësaj jave, në 16 Shtator 2021, në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u nënshkruan 11 marrëveshje.Maqedonia e Veriut është shteti i dytë me të cilin Kosova mbanë mbledhje të përbashkët të qeverive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *