Lajme

KOSOVË/ Prokuroria nis hetimet për dy serbët e dyshimtë që kishin vizituar Deçanin para helmimit të qytetarëve

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka bërë identifikimin e dy personave të nacionalitetit serb, që ishin parë në afërsi të Manastirit të Deçanit, dhe janë duke zhvilluar hetimet nëse kanë lidhshmëri me helmin e qytetarëve në Deçan.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se pasi kanë pranuar informatat kanë ndërmarrë veprimet e duhura.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se, lidhur me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit, pasi janë pranuar informata se para disa ditësh janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit, dy persona të nacionalitetit serb, menjëherë janë ndërmarrë veprime me autorizimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ashtu që është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Ndryshe, ditë më parë, mediat kanë publikuar pamjet ku shihen dy shtetas serb të dyshimtë që kanë vizituar Deçanin, ku për këtë ishte informuar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkaq, mbi 1 mijë qytetarë në Deçan janë helmuar nga uji i pijshëm, ku IKSHPK ka konstatuar se në ujë ishin gjetur disa baktere.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *