Kosovë – Në zonën 100km/h voziti me 173 km/h, policia ia merr patentën
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar me 300 euro dhe 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit shoferit i cili në zonën e shpejtësisë 100 km/h ka vozitur me 173km/h.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 173 km/h. Drejtuesi gjobitet me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rruga Press