Lajme

Bashkia dhe Tirana Parking nuk justifikojnë 8 miliardë lekë arkëtime nga tarifat për gjelbërimin

Paguajmë për gjelbërimin e kryeqytetit të Shqipërisë, por në këmbim nuk marrim as thuajse 1/3 e asaj që kemi paguar. MCN ka realizuar një vëzhgim lidhur me paratë e mbledhura dhe shpenzuara për gjelbërimin, ku rezulton një diferencë prej miliarda lekësh, të cilat nuk janë investuar.

Bashkia e Tiranës vjel te ardhura që deklarohen se shkojnë për gjelbërimin në tre drejtime, nëpërmjet Tirana Parking, Agjencisë së Parqeve dhe Reakreacionit si dhe Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit.

Në vitin 2015, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi ngritjen e Agjencisë Tirana Parking. Kjo agjenci do të synonte zhdukjen e parkimeve abuzive dhe zaptimin e hapësirave të lira për automjetet në Tiranë.

Në total, sipas të dhënave që ka siguruar MCN Tirana Parking vetëm nëpërmjet këtyre sms-ve ka arketuar nga viti 2017 deri në 30 shtator të 2021 407 milion e 492 mijë e 441 lekë.

Risia e kësaj nisme ishte se të gjitha këto para do të investoheshin për gjelbërimin e qytetit. Por a janë investuar vërtet për gjelbërimin e Tiranës 407 mln lekë?

Në Bashkinë e Tiranës, përgjegjëse për sektorin e gjelbërimit veçanërisht është Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Nga viti 2015 deri në 21 dhjetor 2021, kjo agjenci ka investuar për gjelbërimin e kryeqytetit dhe rrethinave 200 milion e 244 165 lekë theksohet shpenzime operative dhe investime kapitale.

Lexo më shumë  Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen FSK-së

Këtu rezulton një mungesë prej 207 milion e 248 mijë e 276 lekësh, që në fakt duhet të ishin investuar për gjelbërimin e kryeqytetit ashtu siç u thuhet çdo ditë qytetarëve.

Ndërkaq, Drejtoria e Pastrimit dhe Gjelbërimit rezulton se ka shpenzuar për gjelbërimin në po këtë periudhë 4 miliardë e 651 milion e 536 mijë e 593 lekë.

Së bashku me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, kjo shifër shkon në 4 miliardë e 851 milion e 780 mijë e 758 lekë.

Thuajse gjysma e këtyre shpenzimeve mbulohen lehtësisht vetëm nga të ardhurat totale që ka mbledhur Tirana Parking nga 22 dhjetori i 2015 deri në 30 shtator 2021. Vetëm nga parkimet me pagesë Bashkia Tiranë ka mundur të përfitojë nga qytetarët 2 miliardë e 211 milion e 543 mijë e 606 lekë.

Me një vendim të datës 26 dhjetor 2019 të këshillit bashkiak, të gjitha të ardhurat e gjeneruara tashmë nga Tirana Parking kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës tashmë.

Mungesa e dytë në investimet e parave që mblidhen për këtë qellim vjen nga tarifa e pastrimit, që aplikohet ndaj të gijthë qytetarëve me apo pa automjet në pronësi. Vetëm prej tarifës së pastrimit, që përfshihet në faturën e ujit, Bashkia e Tiranës ka mundur të arketojë 10 miliardë e 947 milion e 291 mijë e 134 lekë. 

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Këto të ardhura duhet të shkonin për Drejtorinë e Pastrimit dhe Gjelbërimit, por diferenca mes arkëtimeve dhe shpenzimeve këtu del një diferencë prej 6 miliardë e 295 milion e 754 mijë e 541 lekë. Nëse kësaj shifre i bashkohen edhe të ardhurat e Tirana Parking bashkë me SMS-të atëhere shifra shkon në 8 miliardë e 714 milion e 546 mijë e 423 lekë.

Në këtë vëzhgim, nuk është përfshirë asnjë e ardhur nga gjobat e vendosura për parkim të gabuar në Tiranë, por vetëm prej tarifave që qytetarët paguajnë çdo ditë dhe muaj. Parkimi në Tiranë ndërkohë vijon të jetë problematik. Për shkak të mbipopullimit, infrastrukturës dhe mungesës së hapësirave të lira sa vjen dhe të parkosh automjetin mbetet një tjetër hall për qytetarët. Po ashtu dhe gjelbërimi, por sa i përket kësaj çështje, prej vitesh Veliaj propagandon mbjelljen e pemëve, ndërkohë që ne të gjithë kemi paguar, apo na janë marrë para përtej asaj që është bërë në realitet. Marrë nga MCN

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *