KryesoreLajme

“Kosovë ne të dalim zot”, Kurti me një video urim për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët për 16 vjetorin e Pavarësisë.

Kurti përmes një video postimi në Instagram ka shkruar “Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë”.

Videoja nis me komandantin legjendar Adem Jashari dhe vazhdon me disa nga momentet kyçe që çuan në pavarësimin e Kosovës.

Aty shfaqet dhuna serbe, protesta e studentëve, lufta e UÇK-së, bombardimi i NATO-s dhe pamjet nga shtëpia muze për ish-presidentin Ibrahim Rugova. Në video shfaqën edhe disa nga sukseset e Kosovës pas pavarësisë në muzikë e sport, ndërsa përfundon me liberalizimin e vizave

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Ndërkaq, në fund të videos shkruhet një mesazh “Kosovë ne të dalim zot”.

YouTube player