Lajme

Kosovë/ MSH: Më shumë se gjysma e mbi 18-vjeçarëve është vaksinuar ndaj COVID-19

Duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri tash më shumë se gjysma e qytetarëve mbi 18-vjeç tashmë i ka marrë të dyja dozat.

Së fundmi ka pasur rënie të numrit të të vaksinuarve për ditë, ndërsa sipas MSH-së janë administruar mbi 1.5 milionë doza në përgjithësi.

Lexo më shumë  SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, ka deklaruar MSH-ja të martën teksa ka publikuar një grafikë që tregon se 53.5 për qind e qytetarëve mbi 18-vjeç kanë marrë të dyja dozat.

Në nivel të popullsisë së përgjithshme, 37.9 për qind e qytetarëve kanë marrë të dyja vaksinat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *