KryesoreLajme

Kosovë – Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas dhe ambasadori Hovenier premtojnë mbështetje për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takm Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralmajor Ben Corell, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Mehaj ka njoftuar se ka falënderuar Gjeneralin Corell dhe ambasadorin Hovenier duke u shprehur mirënjohjen e lartë për partneritetin ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowas dhe për bashkëpunimin bilateral thuajse 11-vjeçar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se u ka rikujtuar disa prej sukseseve të përbashkëta, si misioni i parë paqeruajtës në Kuvajt, Stërvitja ” Defender-Europre ’21”, përgatitjet për “Defender-Europe’23”, si dhe misionet tjera paqeruajtëse të radhës në bashkë-zbarkim me trupat amerikane.

Lexo më shumë  Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

“Njëkohësisht, i rikujtova se këto të arritura janë falë mbështetjes së pakursyer dhe të pazëvendësueshme të SHBA-së si shtet mik, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, përmes Gardës Kombëtare, në funksion të avancimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale dhe profesionale të FSK-së përgjatë dhjetë viteve, e duke besuar fuqishëm se bashkëpunimi në të ardhmen do të thellohet akoma më shumë”, ka shtuar Mehaj.

Nga ana tjetër, Mehaj tha se Gjenerali Corell ka vlerësuar shumë lartë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowas, si dhe ka konfirmuar përkrahjen e plotë për aktivitetet e tjera të përbashkëta me FSK-në.

Ndërsa, ambasadori Hovenier njoftohet se ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij për mbështetjen e FSK-së në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale,

“Sidomos theksoi rëndësinë e aspekteve të ndërveprimit ndërmjet ushtrisë amerikane dhe FSK-së për operacione në misionet paqeruajtëse dhe të stabilitetit”, thuhet në njoftimin e Mehajt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *