Lajme

Kosovë/ Hajdari paralajmëron caktimin e marzhës së fitimit në produkte bazike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se do të caktojnë marzhën e fitimit në produkte bazike, ashtu siç ka ndodhur ditë më parë edhe me derivatet e naftës.

Në një konferencë për media, Hajdari tha se ministria që drejtoj po e analizon situatën në treg dhe lëvizjen e çmimeve të produkteve esenciale ndërsa njoftoi se e kanë krijuar një grup të dytë punues për masën ligjore për produktet esenciale.

Lexo më shumë  Ina Zhupa: Rama i tmerruar nga protesta studentore, shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit.

Ky grup siç bëri të ditur ajo, do të analizojë se çfarë masa ligjore duhet të merren për produkte si gruri, mielli, buka, sheqeri, orizi, kripa, vezët, sapuni, etj.

“Do të analizojmë se cilën masë do ta marrim, a do të shkojmë me çmime tavan apo marzhë tregtare. Të gjitha këto do të ndodhin shumë shpejt. Por se cilën masë do ta marrim, varet nga analiza e situatës. Do të marrim një masë që do të ndalojë spekulimet sepse jemi të informuar çdo ditë nga Dogana për çmimet furnizuese nga importi”, u shpreh Hajdari. 

Lexo më shumë  Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *