KryesoreOpinion/Aktualitet

Kosovë, Gëzuar Ditën e Kometës, jo të Yjeve!

Nga Roland Amzai

Pa influencën e natyrshme nga Kosova dhe Shqipëria, shqiptarët në Maqedoni (tashmë të Veriut) do të mbesin një xhep bosh si territor dhe si shpirt identitar.

Bjerrja demografike, pra ekonomike, kulturore- pra ajo shpirtërore, e mendimit- pra politike, ndodh edhe për shkak të mungesës së përfytyrimit të hapësirës si territor dhe horizontit si e ardhme.

Opotunizmi dhe korrupsioni sistemor, krahinizmi dhe nepotizmi, shfaqen si kundërvlerë e diskriminimit etnik.

Nga ky qethull, shqiptari i zakonshëm del vetëm në dy mënyra ose të dyja së bashku;

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Vetëm nëse BE ja fokusohet pas shumë vitesh, që nga koha e MSA-ve, në Ballkanin Perëndimor, duke luftuar elitat e korruptuara dhe jo duke u mbështetur tek ato si stabilokratë;

Së dyti, nëse Prishtina si frymë dhe Tirana si gjuhë integrojnë mikro agjendat në agjendë të mirëfilltë kombëtare.

Sa për lëvizjet e brendshme, sa ka popull presupozohet të ketë edhe lëvizje politike, por qoftë si demografi, qoftë si vullnet, qoftë si popullatë, qoftë si popull politik, po na shterrohen mundësitë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Në formë dënese, në formë thirrjeje “Look Up”, le të shkojë ky urim për pavarësinë e Kosovës.

Kosova Republikë e demokratike, merr kuptim vetëm si kometë levizëse drejt bashkimit me Shqipërinë, e jo si yjësi 6-she statikë. Ky status qvo vilajetesh, po e rrudh territorin dhe po e boshatis ekzistencën si kuptim (politik).

Izolacionizmi i republikave shqiptare do të prodhojë edhe sokratë të vuajtur në mërgim, edhe derra të kënaqur në vendlindje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *