Lajme

Kosovë – FSK-ja do të bëhet shumë shpejt me helikopterë

Duke marrë parasysh rreziqet që i kanosen vendit, është e rëndësishme që çdo i ri t’i dalë në mbrojtje vetes dhe të tjerëve. Madje është e domosdoshme të bëhet shërbim i detyrueshëm ushtarak.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në debatin “Fol Hapur”, i organizuar nga lëvizja “Fol”.

Syla tha se anash nuk do të mbesë shkollimi i oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së, për të cilët tha se do të shkollohen jashtë vendit.

“Është shumë me rëndësi që për gjashtë muaj i riu të jetë i përgatitur për siguri. Në një punë sistematike në reparte ushtarake gjashte muaj do të ishte për ne shumë e rëndësishme. Në anën tjetër duke marrë parasysh rreziqet që i kanosen vendit, është e rëndësishme që çdo i ri të i dalë në mbrojtje vetes dhe të tjerëve. Duke marrë parasysh krejt këtë, në të ardhmen është e domosdoshme të bëjmë shërbim të detyrueshëm”, ka thënë Syla.

Ai ka folur edhe për rrezikun e armatimit të Serbisë. Teksa ka folur për këtë, ai ka thënë se Kosova shumë shpejt do të pajiset me helikopterë.

Lexo më shumë  “Kosova i takon Këshillit të Evropës” – ministrja e Jashtme dhe deputeti gjerman kërkojnë nga Gjermania që të votojë në favor të Kosovës

“Ne jemi në prag që shumë shpejt të pajisemi me helikopterë. Në vitin që shkoi, me 400 kadetë i kemi plotësuar kuadrot dhe kjo shkon në kapacitet. Ndërsa për këtë vit 820 rekrutë do pranohen në Forcat e Sigurisë”, tha Syla.

Sukses, Syla e konsideron performancën gjatë operacioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Të njëjtën thotë se e kryen në strehimin e refugjatëve afganë dhe ndihmës që i bënë qytetarëve gjatë procesit të vaksinimit nëpër fshatra të thella.

“Ushtarët tonë treguan performancë të jashtëzakonshme. Ushtarët tanë kryen operacion të jashtëzakonshëm për strehimin e refugjatëve afganë. Për herë të parë në një stërvitje në Evropë dhe Afrikë në 20 shtete ne ishim pjesë dhe treguam sukses të mirë. Ne kemi pas punë të mëdha në mbështetje të autoriteteve civile. Në fazën e pandemisë ne ishim në mbështetje të organeve tona për të mbështetur vaksinimin në shumë qytete e fshatra dhe ndihmesa të tjera”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  "Hoteli luksoz i dhëndrit të Trumpit në Beograd", The New York Times: Idenë e propozoi Grenelli kur ishte i dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Sfidë për këtë institucion të sigurisë, tha Syla, është deminimi dhe frika e bombave të pashpërthyera.

Për hyrjen e FSK-së në NATO, zëvendësministri tha se fokus është ndihma që do të na bëjnë shtetet që FSK-ja të jetë anëtare e kartës se Atlantikut.

“Ne gjithmonë e kemi ngritur këtë çështje që të jemi pjesë e forumeve. Ku për rrugën në NATO duhet plotësuar disa kushte. Jemi drejt rrugës së duhur. Është rrugë e gjatë dhe e drejtë. Gjithnjë synimet tona janë të qarta dhe një prej objektivave të ministrit është ta kemi kontrollin civil, llogaridhënien dhe transparencën. Në këtë drejtim ne kemi punuar ngushtë që brenda FSK-së llogaridhënia të jetë prezente”, ka thënë zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Syla. /EO

Rruga Press

YouTube player