Kosovë/ Blerim Sallahu: Arifi nuk mundet me e mbrojt interesin publik ndërkohë që është dënuar
Blerim Sallahu, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Etem Arifi e ka humbur mandatin e deputetit, është dënuar, dhe kësisoj nuk mund të mbajë vota e tij Qeverinë Hoti.
“Për të kuptuar çështjen kontestuese, i kujtojmë Kushtetueses se pezullimi apo kufizimi i të drejtave politike parashihet me ligj. Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si deputet pasi ai është dënuar me burgim efektiv. Nuk mundet të mbrojë interesin publik një njëri i cili është dënuar për keqpërdorim të parasë publike. Është papërgjegjësi totale juridike”, tha Sallahu.
Si përfundim, Sallahu tha se vota e deputetit Arifi duhet të shpallet e pavlefshme dhe për pasojë edhe qeveria Hoti./RrugaPress/