Lajme

Kosovë – Arratisja e Radojçiqit, tre policët e pezulluar janë serbë

Tre policët e pezulluar nga Inspektorati Policor i Kosovës gjatë së premtes për arratisjen e Milan Radojçiqit janë serbë.

Bëhet fjalë për Millosh Dajqetoviq, Goran Millojviqin e Jovan Joksmioviqin.

Kërkesa për pezullimin e tyre ka ardhur pasi të enjten, në këtë pikë kalimin në Bërnjak, ku ata punojnë, ka arritur të arratiset i kërkuari me vendim të gjykatës, Milan Radojçiq, si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Kosovës.

Lexo më shumë  BE heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026

Policia ikjen e Radojçiqit e ka arsyetuar me atë se pika kufitare aty si pikë e përbashkët, mund të kalohet shpejt.

“Duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë”, thuhet në një reagim të Policisë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti: Kompani me bashkëpronarë nga Kosova dhe Gjermania eksportojnë shtëpi modulare në Evropë dhe SHBA